The World March SEE is looking for Volunteers over the Internet to contribute with their translating skills. Please contact us if you are interested!
Kryesuesi i presidencës Zhelko Komshiç: B&H nuk mund të humbas rastin për Paqe dhe Jo Dhunë
Bosnia & Herzegovina Sarajevo | November 04, 2009
Në ditën e 8 të turit të tij në Ballkan Marshi Botëror për Paqe dhe Jo Dhunë u prit nga Kryetari i presidencës së Bosnjë Hercegovinës Zhelko Komsiç dhe nga Kryetari i qytetit të Sarajevës Alija Behmen. Duke e shoqëruar Marshin nga fillimi e deri në kalimin e tij nëpërmes rrugëve të shekullit të 16 përreth sheshit Bashçarshia, në Sarajevë, Komsiç i uroi gjithë të mirat Marshit.
Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, në turnin e tyre në Ballkan, pranoi marshuesit botëror në Zagreb
5 nëntor 2009, Zagreb, Kroaci.
Sot një delegacion i ekipit ballkanas të Marshit Botëror për Paqe dhe Jo Dhunë pati një takim me Kryetarin e Kroacisë Stjepan Mesiç. Gjatë takimit atij iu prezantuan dokumentet e Marshit Botëror dhe iu kërkua që të lexojë dhe të përkrah Deklaratën për Botë pa dhunë të fituesve të Çmimit Nobël për Paqe
Marshi Botëror është kundër ndarjes artificiale midis njerëzve dhe përdorimit të luftës për imponim të paqes
Prishtinë, Kosovë, 2 nëntor, 2009-11-05
Marshi Botëror sot në Prishtinë, u takua me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosja, e cila kërkon të avancojë të drejtat e njeriut dhe vetëvendosjen e Kosovës, dhe me Institutin multikulturor pedagogjik PEDAKS. Ata gjithashtu u takuan edhe me Operacione Colombo, rrjet i vullnetarëve të rinj, të cilët promovojnë dialogun në mes pesë komuniteteve që jetojnë në Kosovë, shqiptarë, serbë, romë, egjiptianë dhe turq.
Marshi Botëror për Paqe dhe Jo Dhunë në Maqedoni
Maqedoni, Ohër, | October 30, 2009
Marshi Botëror mbrëmë arriti në Maqedoni, në vendin e 21-të nga mbi 90 vende, që ka në rrugën e tij para se të kurorëzohet në Argjentinë me 2 janar, të vitit 2010. Në takimin e mbajtur mbrëmë në Ohër, këshilltar i presidentit Gjorge Ivanov, Dimitar Mirchev, konfirmoi se Ivanov do të takohet me delegacionin e Marshit Botërore në ora 16 nesër në Shkup.
Marshi Botërore mbërrin në Selanik
Marshi Botëror për Paqe dhe Jo dhunë në etapën e nëpër Ballkanin, pasi ka kaluar 1,000 km që nga nisja në Stamboll, ka mbërritur në Selanik. Pjesëmarrësit u pritën nga shumë aktivistë dhe përkrahës në sheshin Aristotel. Pas fjalimit për mirëseardhje, shfaqjes teatrale dhe koncertit, njëqind pishtarë e ndriçuan sheshin duke formuar simbolin e paqes.
2000 + 2 km marsh për Paqe dhe Jo Dhunë në Esmirna
Turqi Esmirna, 27 tetor
Ngjarja e parë historike por jo edhe e fundit në Esmirna, ku një marsh i fort me mbi 2000 kilometra, me pjesëmarrës nga mbi 30 organizata, duke përfshirë edhe të Drejtat e Njeriut, Të Gjelbrit, Komunistët, dhe Grupet kurde. Marshimi përfundoi me fjalimet e anëtarëve të ekipit të Marshit Botëror dhe përfaqësuesit të Organizatës së të drejtave të njeriut në Turqi.
Marshi drejt Marshit
Nermin Çengiç - Marshi Botërore për Paqe dhe Jo Dhunë është aktivitet ndërkombëtar që ka për qëllim të bëjë të qartë të gjitha qenieve të gjalla se bota është vend për dashuri, shoqëri, mirëkuptim dhe ndihmë të ndërsjellë, dhe përpiqet t’u sqarojë atyre që kërcënojnë këto principe themelore dhe të kuptojnë se ka njerëz, se shumica e njerëzve, nuk duan luftë, dhunë, vdekje dhe të gjithë ato që sjellin ata.


