The World March SEE is looking for Volunteers over the Internet to contribute with their translating skills. Please contact us if you are interested!

Marshi Botëror për Paqe dhe Jo Dhunë në Maqedoni


denis - Posted on 06 November 2009

Maqedoni, Ohër, | October 30, 2009
Marshi Botëror mbrëmë arriti në Maqedoni, në vendin e 21-të nga mbi 90 vende, që ka në rrugën e tij para se të kurorëzohet në Argjentinë me 2 janar, të vitit 2010. Në takimin e mbajtur mbrëmë në Ohër, këshilltar i presidentit Gjorge Ivanov, Dimitar Mirchev, konfirmoi se Ivanov do të takohet me delegacionin e Marshit Botërore në ora 16 nesër në Shkup.

Delegacionin do ta kryesojë zëdhënës i Marshit në Evropë, Giorgio Schultze. Ai, në panel diskutim, u premtoi pjesëmarrësve se do të bëjë pyetje për përfshirjen e Maqedonisë në Afganistan dhe Irak dhe për politikën e anëtarësimit në NATO.

Fillimisht, dita filloi me një ceremoni tradicionale mikpritjeje në pikën kufitar Mexhitlija, në Manastir, ku ekipi i Ballkanit i Marshit Botëror u prit me bukë dhe kripë nga organizatorët lokal të ngjarjes dyditore në Maqedoni.

Pas pritjes dhe performancës me këngë dhe valle popullore tradicionale, autobusi i Marshit Botëror shkoi në Resnjë, ku u realizua takim me Zv/kryetarin e komunës.

Pas mbërritjes në Ohër, u mbajt marsh simbolik deri te sheshi në breg të liqenit, ku morën pjesë nxënës nga shkollat lokale. Aty u pritën nga Kryetari i Këshillit të Ohrit, Dushko Jakovcheski.

Programi ditor përfundoi me një takim, ku anëtarët e ekipit të Ballkanit kishin mundësi të përcjellin përvojat e vendeve të ndryshme nëpër të cilat kaloi marshi, duke përfshirë edhe Palestinën, Izraelin, Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Studentët nga Instituti për Studime të Mbrojtjes dhe Paqes të Fakultetit të Filozofisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi "në Shkup, i dhanë mbështetje Marshit Botëror, i cili ka për qëllim tërheqjen e trupave të pushtimit në territoret e huaja dhe refuzimin e luftës si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Të dy temat janë imanente për Maqedoninë.

Profesoresha Biljana Vankovska, duke cituar Howard Zinn , tha se "është e pamundur që të jesh neutral në një tren që lëviz", dhe shpjegoi se neutraliteti para dhunës është moralisht i papranueshëm. Ajo foli gjithashtu se si ishte frymëzuar nga një fjalim i Martin Luther King, kundër Luftës së Vietnamit.

"Kufijtë nuk janë të përcaktuar nga forca madhore, por nga njerëzit dhe qeveritë e tyre. Kjo duhet të jetë një pikë fillimi edhe për ne në Maqedoni. Ne duam të jemi pjesë e BE-së dhe të jemi njerëz të lirë. Ndjehemi të bllokuar si në geto, sepse na duhen viza për kudo. Unë shpresoj se kur do të arrijmë lirinë tonë nuk do të harrojmë ata të cilët ende nuk i gëzojnë të drejtat e njëjta, "tha Vankovska.

World March Map

Endorse The World March

Endorse The World March

Syndicate

Syndicate content