The World March SEE is looking for Volunteers over the Internet to contribute with their translating skills. Please contact us if you are interested!
Marshi Botëror është kundër ndarjes artificiale midis njerëzve dhe përdorimit të luftës për imponim të paqes
Prishtinë, Kosovë, 2 nëntor, 2009-11-05
Marshi Botëror sot në Prishtinë, u takua me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosja, e cila kërkon të avancojë të drejtat e njeriut dhe vetëvendosjen e Kosovës, dhe me Institutin multikulturor pedagogjik PEDAKS. Ata gjithashtu u takuan edhe me Operacione Colombo, rrjet i vullnetarëve të rinj, të cilët promovojnë dialogun në mes pesë komuniteteve që jetojnë në Kosovë, shqiptarë, serbë, romë, egjiptianë dhe turq.
Marshi u zhvillua në rrugën kryesore në Prishtinë, ku zëdhënësi Giorgio Schultze iu drejtua gazetarëve. Ai foli për objektivat e marshit dhe kundërshtoi përdorimin e luftës si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Duke iu referuar ngjarjeve të ditës, Schultze tha: "Sot, në Prishtinë, jemi dëshmitar të paradoksit që ndodh kur dy historive u takohen rrugët në udhëkryq. Një, Festimi kombëtar për Bill Clinton, administrata e të cilit disa vite me pare bombardoi njerëz për të krijuar rajon të fragmentuar, drejtim i cili nuk ka të ardhme. Dhe tjetri, me sa duket, një grup i vogël njerëzish të cilët kanë një projekt para të cilit kanë të ardhme të ndritur, krijimi i një kombi universal njerëzor ku të gjithë mund të lëvizin lirisht pa kontrolle kufitare.
Selvete Thaçi, anëtare e ekipit që udhëton me marshin që nga data 5 tetor, qytetare e Kosovës tha: “Ndjehem shumë mirë që jam e rrethuar me humanistë nga e gjithë bota, të cilët dëshirojnë tu tregojnë banorëve lokal se ekzistojmë. Gjithashtu, jam e kënaqur që erdhën mediumet edhe përkundër asaj se Bill Klinton viziton Prishtinën. Edhe përkundër kësaj ne mundem të përcjellim mesazhin tonë për paqe dhe jo dhunë. Gëzohem që njohëm organizata të ndryshme në Prishtinë, të cilat na ndihmuan të gjendemi në këtë qytet dhe gjithsesi që u pash me njerëzit e mi të afërm. Koha na shërbeu dhe mundem të bëjmë fotografi në të gjitha vendet më të rëndësishme të qytetit. Arritëm atë që dëshironim. Tash kemi shumë kontakte dhe në emër të Botës pa luftëra shpresoj se do të bashkëpunojmë edhe pas përfundimit të Marshit.


