The World March SEE is looking for Volunteers over the Internet to contribute with their translating skills. Please contact us if you are interested!
Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, në turnin e tyre në Ballkan, pranoi marshuesit botëror në Zagreb
5 nëntor 2009, Zagreb, Kroaci.
Sot një delegacion i ekipit ballkanas të Marshit Botëror për Paqe dhe Jo Dhunë pati një takim me Kryetarin e Kroacisë Stjepan Mesiç. Gjatë takimit atij iu prezantuan dokumentet e Marshit Botëror dhe iu kërkua që të lexojë dhe të përkrah Deklaratën për Botë pa dhunë të fituesve të Çmimit Nobël për Paqe
Në një atmosferë miqësore, Mesiq u fotografua me ekipin e marshit dhe shfaqi dëshirën e tij për një Evropë të Bashkuar, e cila përfshin të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë. Ai tha se një Evropë e Bashkuar është mënyra më e mirë për t'u siguruar se në të ardhmen në rajon nuk do të ketë konflikte. Ai vuri në dukje historinë e konfliktit në mes Francës dhe Gjermanisë, që zgjati për qindra vjet, para formimit të BEE-së.
Tony Robinson nga Mbretëria e Bashkuar, në emër të delegacionit ra dakord se ka nevojë për krijimin e një Evropë të Bashkuar. Ai vuri në dukje absurditetin e situatës me kufijtë e krijuar pas shpërbërjes së Jugosllavisë, duke pas parasysh ambiciet e të gjitha shteteve të reja në rajon që ti bashkëngjiten marrëveshjes së Shengenit sa më shpejt që është e mundur. Robinson përmendi konfliktet me të cilët u ballafaqua Marshi Botëror në Izrael / Palestinë dhe në Kore, takimet me të mbijetuarit në Hiroshima dhe absurditetin e përpjekje për ndarjen e njerëzve me mure dhe gardhe, siç mund të shihet në historinë e kohëve të fundit, me 20 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit që afrohet me shpejtësi.
Në këtë takim, u theksua edhe nevoja e ridestinimit të mjeteve të luftës, të cilat në vitin 2008 tejkaluan 1.5 trilion dollarë, në mënyrë që të trajtojmë çështjet urgjente në shëndetësi, arsim dhe shkatërrimi i mjedisit si dhe konferencën e revizionit për marrëveshjen për mospërhapje armëve bërthamore që do të mbahet vitin e ardhshëm.
Mesiç u përgjigj me kujtimet e përvojës së tij nga Lufta e Dytë Botërore dhe nga Luftërat Ballkanike, duke thënë: "Nuk ka njëri tjetër që e do paqen më shumë se unë”.


